Pompeo: Pershendes marreveshjen per Reformen Zgjedhore

RTV KLAN 2020-06-10

Views 1

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përshëndeti arritjen e marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore në Shqipëri. Gjatë një konference për shtyp në Uashington, zyrtari i lartë amerikan tha se inkurajonte palët që ta përmbyllin marrëveshjen e arritur.

?Mirëpres marrëveshjen ndër-partiake në Shqipëri për Reformën Zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike?.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u angazhuan maksimalisht gjatë negociatave që çuan në arritjen e një drafti të dakordësuar për ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve.

Ambasada Amerikane në Tiranë i mblodhi disa herë palët në rezidencën e ambasadores Yuri Kim, ku u zhvilluan bisedime maratonë. Vetë Kim e ka quajtur këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për të ardhmen europiane të vendit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form