Hajdari: E di raportin e ngushtë Rama-Basha, zotohem, do i shkoj deri në fund ndryshimit të sistemit

Report TV 2020-06-10

Views 0

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka deklaruar se do të zotohet deri në fund për të realizuar kërkesat e opozitës së re për ndryshim sistemi dhe lista të hapura.

"Është e pamundur, Rama e di fare mirë dhe ka filluar ta kuptojë, e di marrëdhënien e ngushtë që ka me Bashën, por kjo nuk është çështje e shqiptarëve. Rama duhet të reflektojë dhe të shikojë kërkesat e opozitës parlamentare, marrëveshja ishte gjë tjetër, riktheu opozitën në sistem. Për 30 vite, bëjmë pothuajse të njëjtat gjëra, bojkotojmë, bojkotojmë. Duam që të mos na vijë një Ramë tjetër. Ka ardhur koha për ta bërë këtë ndryshim, do e gjejmë dakordësinë, marrëveshja është diçka tjetër. Zotohem që do luftoj deri në fund për këtë gjë", tha Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form