#tvora #rtvoranews
Kryeministri Edi Rama ndihet i lehtësuar pas emetimit të eurobondit, ku Shqipëria arriti të marrë në tregjet ndërkombëtare 650 milionë euro borxh me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.
Në Konferencën për shtyp me ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj organizuar mesditën e sotme, Kryeministri e quajti "sukses të jashtëzakonshëm" dhe ?një vlerësim për librin e llogarive të një shteti të besueshëm"
Rama tha se eurobondi është "bazë që përfundimisht konsolidon planin tonë të ri kombëtar ?Shqipëria 2030? dhe nuk la pa komentuar akuzat e PD-se
Edi Rama: "Në formën e një fluturumi të një balone tabake pa bisht PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshin, por nuk është kështu është e kundërta. Ne kemi marrë konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm në raport me institucionet financiare ndërkombëtare dhe na jep mundësi të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë. Për ata që thonë hë mo se borxh morët çdo njeri e di se nuk mjafton të duash të marrësh borxh por të gjesh dhe atë që të jep borxhin dhe kjo bazohet në dokumente. Dolëm me një objektiv dhe na u ofrua 4.8 herë më shumë. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi të pabesueshëm ose jo solid këtë shumë. Përgjigjja është e qartë. Shteti shqiptar është I besueshëm.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-dhe-ministrat-tani-bashke-ne-konference-shtypi
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv