U arrestua se hodhi plehrat në rrugë/ Ndalohet në Durrës administratori i një firme

Top Channel Albania 2020-06-10

Views 1

Teksa Durrësi prej javësh po përballet me emergjencën mjedisore të shkaktuar nga mbyllja e vendgrumbullimit në Porto Romano, një administrator i një kompanie që ofron shërbime pastrimi ka urdhëruar hedhjen e thasëve të tërë me mbetje ushqimore në këtë zonë të Shkozetit.


Administratori 52-vjeçar i kësaj kompanie pastrimi (?Alpen Pulito?), Rahmi Dajlani, është arrestuar nga policia për krimin mjedisor të ndotjes së ajrit.

Edhe pse kanë parë hedhjen e karrocave me plehra, banorë dhe punonjës kompanish ushqimore në këtë lagje industriale të Durrësit hezitojnë të flasin.

?I pashë që po i hidhnin me karroca nja dy djem romë, po nuk e di nga ku vinin?, shprehet një punonjës.

?Ne punojmë atje 8 orë dhe s?dalim. Na shqetëson situata. Te ne vjen makina që i derdh mbeturinat?, tregon një tjetër.

Niveli i lartë i ndotjes së ajrit mbetet një rrezik potencial për shëndetin e njeriut, veçanërisht për personat me sëmundje kronike dhe fëmijët. Ky është rasti i parë i procedimit penal për ndotje ajri në këtë situatë emergjence.

Neni 201 i Kodit Penal

Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PortoRomano#RahmiDajlani#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form