Qeveria britanike pritet te heq ne fund te këtij muaji, politikën e saj te debatueshme te karantiminit për 14 ditë te te gjithë pasagjerëve qe hyjnë ne Britani.
Kjo masë fillojë te aplikohet këtë të hënë, ndërkohë qe ajo ka shkaktuar reagime dhe kundërshtime te mëdha nga industria e aviacionit dhe ajo e turizmit. Ne vend te saj, sipas shtypit mendohet se do te favorizohen te ashtuquajturat ?ura ajrore? me vendet me rrezikshmëri te ulët nga koronavirusi.
E cilësuara qe ne krye te herës si një politikë e pakuptimte, e pazbatueshme, madje çmenduri nga përfaqësuesit e biznesit, industrisë se aviacionit dhe turizmit, politika e qeverisë se Boris Johnson qe do karantinonte çdo udhëtar qe do hynte ne Britani për 14 ditë, duket se i ka javët e numëruara. Media britanike njofton se boset e kompanive te udhëtimit janë siguruar se këto plane do ndryshohen brenda javësh, ndërkohë qe janë nisur dy procese gjyqësore prej tyre kundër qeverise britanike.
Forin Ofisi mendohet se do ndryshojë madje edhe këshillimin e saj zyrtar për te gjitha udhëtimet jo esenciale ne mbarë botën dhe kjo mund te ndodh ne fund te qershorit, kohë që koincidon edhe me afatin tre javor te rishqyrtimit te kësaj politike mjaft te debatueshme. Kjo ndodh ne kohën kur The Times e Londrës njofton se linja ajrore low-cost Ryanair ka njoftuar se prenotimet për udhëtimet ne vendet e Mesdheut janë dyfishuar e krahasuar me një javë me parë. Procese gjyqësore kundër qeverisë se Boris Johson kanë inicuar edhe British Airways, Easyjet, kompani ajrore qe fluturojnë ne Shqipëri. Ndërkohë ka paqartësi jo te vogël ne radhët e komunitetit shqiptar në Britani për marrëveshje te ngjashme mes Britanisë dhe Shqipërisë, si vend jashtë BE-së, për periudhën pas korrikut kur shumica e tyre përgjithësisht udhëtojnë drejt vendlindjes me familjet për pushimet verore, edhe pse Shqipëria është ndër vendet me risk mjaft te ulët.
Sakaq, ne një zhvillim tjetër, qeveri e kryeministrit Boris Johnson sipas një sondazhi më te fundit te Yougov, ka aprovimin më te keq në botë për mënyrën sesa ka menaxhuar koronavirusin, maje me keq se presidenti Tramp. 56 përqind e britanikëve thonë se Johnson e ka menaxhuar keq krizën e pandemisë me një notë prej minus 15, nga minus 6 qe ishte një jave me pare. Britania renditet më keq se Meksika dhe poshtë notës minus 12 për administratën e Trampit.Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
S...