Basha premton: Biznesi i vogël do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa dhe tarifa lokale

Ora News Lajme 2020-06-10

Views 0

#tvora #rtvoranews

Kryetari i Partisë Demokratike në turin e tij të takimeve me qytetarët dhe biznesin, u ndal në Laprakë. Tregtarët ankohen për krizë ekonomike ndërsa akuzojnë qeverinë për mungesë vemendje. Basha u bëri atyre një premtim se nën qeverisjen e tij biznesi i vogël nuk do të ketë taksa dhe tarifa lokale me përjashtim të 0.5% të xhiros së tyre.

Gjatë takimit me biznesin në Laprakë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, premtoi se biznesi i vogel do të paguajë vetëm 0.5% të xhiros, pa taksa dhe tarifa lokale.

Në Laprakë, bizneset e vogla janë prekur nga një kriza e rëndë, e shkaktuar gjatë pandemisë ndërsa ankohen se qeveria nuk ju ka dhënë ndihme të mjaftuar financiare.

Borxhi nuk është vetëm fenomen vetëm tek furrat e bukës por edhe tek dyqanet e mishit.

Basha, garantoi biznesin se qeveria e tij do të jetë në krah të biznesit dhe jo në krah të një grushti njerëzish, që kontrollojnë sot ekonominë dhe pasuritë e Shqipërisë.

Basha: Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekonomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/basha-ramavirusi-po-shkaterron-dita-dites-biznesin-e-vogel

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form