Një ditë pasi opozita parlamentare i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama ku i kërkoi të diskutonin për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe listat e hapura, sot kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi paraljmëroi qëndrim më radikal sesa mospjesëmarrja në Kuvend nëse nuk bien dakord.
Pas takimit me disa krerët e partive jashtë parlamentit dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Murrizi bëri të ditur që pasi të takohen me Ruçin presin që të takohen edhe me kryeministrin Edi Rama. Kemi kërkuar takim me kryetarin e PS, si kryeministër nuk kemi asgjë më të. Nuk jemi pjesë e atyre që bëjnë si sikur zihen ditën dhe ndajnë tendera natën. Meqë është kryetari i mazhorancës dhe ka 77 vota në kuvend kemi kërkuar që të bashkëbisedojmë me të për të realizuar një reformë reale zgjedhore. Nesër do takojmë kryetarin e parlamentit për të diskutuar pse anashkalohet institucioni më i lartë që është parlamenti. Presim që pas orës 9 të jemi edhe në një takim me kryetarin e PS zotin Rama. Shpesh kanë thënë që grupet e krijuara në parlament janë deputetë rebelë, unë nuk marr përsipër të jem as kapo as tutori i tyre. Fakti që me vullnetin e tyre të lirë në datën 4 qershor po thuajse të gjithë deputetet rikonfirmuan qëndrimin e tyre për të kondicionuar votën në funksion të ndryshimit të sistemit. Hap pas hapi të gjitha do ti shikojmë, mund të ketë edhe një qëndrim radikal sesa mosprania në seancë", tha Murrizi.