Situata me mbeturinat në Durrës ka krijuar një problematikë të madhe në qytet i cili është 'pushtuar' nga plehrat, por dhe për banorët e Manzës, të cilët nuk pranojnë që mbeturinat të dërgohen aty. Në Durrës disa banorë u kanë vënë flakën kazanëve me plehra duke shkaktuar ndotje mjedisore.