Shembja e teatrit, Kalaja: Me Presidentin, po përgatisim dosjen për hetim ndërkombëtar

Ora News Emisione 2020-06-08

Views 0

#tvora #rtvoranews



Aleanca Kombëtare për Teatrin mbetet e vendosur për një hetim ndërkombëtar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Juristja dhe aktivistja, Adriana Kalaja, e ftuar në Ora News, tha se në bashkëpunim dhe me Presidentin e Republikës po hartohet dosja për hetim.

Kalaja: Në bashkëpunim me Presidentin po përgatitet një dosje për hetim ndërkombëtar për atë çka ndodhi me Teatrin me 17 maj. Kauza nuk është dëmtuar, është e fortë dhe vazhdon, thjesht janë rrëzuar disa mure dhe nëse ne do të qëndrojmë në kërkesat tona ato mure do të rindërtohen ashtu siç ishin.

Gjatë paradites nga Aleanca u dorëzua kallëzim në SPAK ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Kalaja tha se nga SPAK është kërkuar sekuestro prevendime për të ndaluar çdo punim që mund të nisë në truallin e teatrit.

Kalaja: Prishja e Tetarit Kombëtar përveçse është një aferë e pastër korruptive, nga ana tjetër prishja e Teatrit u shërben grupeve klienteliste dhe në këndvështrimin tonë grupeve të strukturuara kriminale. Në kallëzimin e fundit që bëmë në SPAK i kemi kërkuar të marrë masën e sekuestros preventive. Jemi në fazën që godina u shemb por kurrësesi organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që aty të fillojnë punimet.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjashte-padi-ne-spak-dhe-prokurori-teatrin-kalaja-me-presidentin-po-pergatisim-dosjen-hetim-nderkombetar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form