#tvora #rtvoranews
Situata e kriminalitetit në Shqipëri gjatë viteve të fundit duket sikur ka pësuar rritje.
Ky fenomen vendos në pikëpyetje dhe besueshmërinë tek strukturat e Policisë së Shtetit.
Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj shprehet për Ora Neës se një problem thelbësor në strukturat e policisë janë njohjet e efektivëve apo shefave me individë me rekorde kriminale.
Ai shprehet se policët kanë frikë të raportojnë ngjarjet tek eprorët e tyre kur i shohin ata të shoqëruar me persona me përfshirje kriminale pasi kjo mund t'i vërë në rrezik jetën.
Hajdarmataj: Unë mendoj që situata është e tillë për shkak të rënies në minimum të besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit nga qytetarët. E them me bindje se mungesa e besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit është dhe brenda tyre. Kur them brenda strukturave duhet të kemi parasysh që ajo strukturë policore që ka për detyrë të grumbullojë dhe ta përpunojë informacionin e ta transmetojë në instanca të larta, nuk ka besim tek eprorët që të japë këtë informacion sepse ne shohim rëndomtë që oficera policie shoqërohen me persona me rekorde të theksuara kriminale. Punonjësi i policisë nëse e kalon këtë informacion për çfarëdoqëoftë aktiviteti, ka frikë ta përcjellë këtë informacion pasi duke qenë se eprori i tij duke u shoqëruar me këto kategori njerëzish, publikimi i këtyre informacioneve mund t'i hapë probleme dhe vetë oficerit të policisë. Kjo është kriza më e thellë që sot përjeton policia e shtetit që fatkeqësisht nuk bën dot parandalimin e krimit. Këtu ndodh një ngjarje
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kriminaliteti-hajdarmataj-oficeret-kane-frike-te-raportojne-te-shefat-kur-i-shohin-qe-shoqerohen-me-kriminele
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv