Balla: Basha synon ta mbajë Mziun me gajret! 'Parlamentaret?' Metës i propozoj 9 majin 2021

Report TV 2020-06-08

Views 0

Pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha "ndezi motorët" për fushatën, kreu  i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i pyetur nga gazetarët mbylli çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme për organet e qeverisjes vendore.

Në një komunikim nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se zgjedhjet për kryetar bashkie do të zhvillohen në periudhën 15 prill-15 maj të vitit 2023.

Tani që zoti Basha nuk di sesi të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që t'i gënjejë përsëri është çështje e brendshme e PD. zgjedhjet për organet e pushtetit vendor sipas Kushtetutës duhet të jenë në 15 prill-15 maj të vitit 2023. Sa i përket zgjedhjeve në bashkinë Shkodër, Durrës, Vorë dhe Rrogozhinë kjo është kompetencë e presidentit që duhet ta kishte ushtruar këtë kompetencë", tha Balla.

Ndërsa si datë për zgjedhjet parlamentare, Taulant Balla i propozoi presidentit Meta të dekretojë datën 9 maj, që përkon me ditën e Evropës.

"Për zgjedhjet parlamentare sipas ndryshimeve të reja në kodin zgjedhor, ku sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, besoj se 9 maji 2021 është një datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare. Është dita e Evropës dhe dita e fitores mbi fashizmin. Kur presidenti të mendojë për datën, ta shqyrtojë edhe këtë datë", u shpreh Taulant Balla.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS