Wake Up/ "Jam kërcënuar me thikë", Fjoralba Ponari ngashërehet në lot kur kujton ngjarjen

Top Channel Albania 2020-06-08

Views 2

Çështja e ngacmimit seksual është prej vitesh një fenomen shqetësues, ndaj jo pak herë ka ndodhur që edhe figurat e njohura të ekranit shqiptar të bien pre e ngacmimeve apo provokimeve të ndryshme, madje ka pasur raste edhe të përndjekjes së vazhdueshme deri dhe agresion fizik. Një të tillë ka përjetuar edhe moderatorja Fjoralba Ponari e cila për herë të parë rrëfeu historinë e një ngacmimi nën kërcënimin e një thike. ?Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike? Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha?- tha moderatorja e cila shpërtheu në lot teksa tregonte ngjarjen. Teksa tregoi ne ?Wake Up? për sulmin fizik që i ka ndodhur Fjoralba Ponari shtoi se i është dashur që të marrë mësime për vetëmbrojtjeje. Ajo tha se kaloi një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e imagjinonte dot se si do të ndihej nëse i përsëritej një rast i tillë. Fakti që të dy prindërit e saj janë mjekë e ndihmoi shumë që të përballojë traumën psikologjike.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form