Ismail Kadare në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë - (23 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-08

Views 3

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ismail Kadare, shkritari shqiptar disaherë kandidat për çmimin Nobel në Letërsi, ka rrëfyer sot përpara studentëve të Fakultetit Gjuhë-Letërsi, vitet e krijimtarisë së tij në diktaturën komuniste. Gjëja më e errët në ato vite tha Kadare ishte periudha kur letërsia shqiptare nxiti luftën e klasave.

Fishta, Çajupi, Naimi, janë figura të mëdha kombëtare por s?kanë vlera artistike nga ana profesionale, ju përgjigj Kadare njërës nga pyetjev nga auditori studentor.

Shkrimtari Ismail Kadare:- ?Shkrimtarët duhet të marrin përgjegjësi për atë që shkruajn. Nuk mund të thonë shkrimtarët shqiptarë dhe asgjëkund në botë, që ne na detyroj shteti të bënim romane të tilla apo të tilla. Shteti shqiptarë nuk ka detyruar mendoj unë asnjë shkrimtar drejtpërdrejt të shkruante këtë ose atë. Unë vetë s?kam patur kurrë, kurrfarë trysnie direkte për të shkruar këtë ose atë vepër. Trysnia ishte e përgjithshme kur të thoshin që, ju shkrimtarët shqiptarë mund të shkruani për jetën socialiste, atëhere ti si shkrimtar je i detyruar të shkruash pesë libra që kjo s?është do të mendosh që një libër të jetnë se s?bën për këtë jetë. Kjo është trysnia, ky është detyrimi, por jo më tepër?.

I pyetur nga studentët Kadare u përgjigj që s?kam bërë ndonjë vepër që të më vras ndërgjegja dhe premtoi që së shpejti do të nxirrte në botim një roman të shkurtër./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form