Familja me 6 anëtarë në Baldushk merr çelësat e shtëpisë së re, Veliaj: Do rikuperojmë 870 shtëpi

Report TV 2020-06-08

Views 0

Shtëpia e tyre u dëmtua nga tërmeti i shtatorit 2019 dhe sot nënë Bajamja dhe bashkëshorti i saj Xhemal Allmuça, morën në dorë çelësat e shtëpisë së tyre të re. 6 anëtarët e familjes Allmuça në Baldushk hynë sot në shtëpinë e tyre të re, më e mirë, më e sigurt dhe tërësisht e mobiluar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi nënë Bajames çelësat e shtëpisë së re, duke siguruar se edhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit do të rindërtohen shumë shpejt.

Share This Video


Download

  
Report form