Top News - Hera e dytë me Covid/ Mjeku shtrohet në Spitalin Infektiv

Top Channel Albania 2020-06-08

Views 1

Është shtruar në spital mjeku i riinfektuar nga koronavirusi në Durrës. Mjeku infeksionist i spitalit të Durrësit shënon rastin e parë të riinfektimit në vendin tonë, duke vënë në dyshim krijimin e imunitetit te personat e shëruar nga Covid-19. Ky rast u raportua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjeku B. Gelaj u infektua fillimisht në fillim të marsit nga pacientja 73-vjeçare nga Shënavlashi e cila humbi jetën duke regjistruar dhe viktimën e parë nga Covid-19 në Shqipëri, rreth një javë pas kthimit të saj nga Italia.

Më 25 mars, ministrja Ogerta Manastirliu dha lajmin se mjeku i Durrësit u shërua pas rezultateve të dy testeve të njëpasnjëshme për Covid-19 që dolën negative. Pas vetëkarantinimit, Gelaj u kthye në punë, po këtë fundjavë ai është përballur rishtas me virusin, pasi është infektuar nga kontaktet familjare. E bija, e cila është mjeke në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT, është infektuar atje duke ia transmetuar dhe prindërve në Durrës. Vajza e Gelajt ishte pjesë e grupit të mjekëve vullnetarë që shërbyen në Itali kundër Covid-19. Ajo nuk u prek gjatë shërbimit në Itali, por ditët e fundit në vatrën e re që u zbulua në QSUT.

Pas kontaktit me të bijën dhe konstatimit pozitiv mjeku infeksionist nuk është paraqitur në detyrë, pranë spitalit të Durrësit. As bashkëshortja e tij nuk ka shkuar në punë, duke shmangur kështu krijimin e vatrave të reja në qytetin e Durrësit. Aktualisht mjeku i riinfektuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin infektiv.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpitaliInfektiv#QSUT#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form