Në 24 orët e fundit janë shënuar 125 raste të reja me virusin Korona, ndërsa janë kryer 1085 testime. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i lartë është në Shkup, edhe atë 46 persona. Pason Kumanova me 19 të infektuar, Shtipi 17, Tetova me 16 raste, Struga 7 Gostivari 6, Ohër 5, Veles 3 raste të reja, Negotinë 2 të infektuar, ndërsa Manastir, Koçanë, Dellçevë dhe Prilep nga 1 rast të ri.. Gjatë 24 orëshit të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona, njëri nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. 8 pacientë janë shëruar plotësisht.
Sipas një analize të Institutit të Shëndetit Publik, numri më i madh i rasteve të fundit me Covid 19 i takon grup moshës midis 30-39 vjet.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe një ditë më parë kujtoi se virusi është i pranishëm, shpërndarja e tij është agresive megjithatë përbërja e tij është asimptomatike dhe më pak i rrezikshëm në raport me virusin e javëve të para të përhapjes së tij.
Ministri Filipçe edhe një herë përmes profilit të tij në fejsbuk u bëri apel qytetarët të japin informacione të sakta dhe të plota në anketat epidemiologjike. Siç thotë Filipçe, beteja është e përbashkët, prandaj të gjithë duhet kontribuar për ta fituar të njëjtën.
Ndërkohë, nga OBSH-ja pas përditësimit të udhëzimeve kanë rekomanduar të gjitha qeveritë në botë të insistojnë që qytetarët të mbajnë maska mbrojtëse në vendet publike, ku ekziston rrezik për bartjen e virusit, me qëllim të ulet rreziku i përhapjes së pandemisë.
Melihate Rustemi