?Forca të shumta policie, përfshi edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë vazhdojnë të mbajnë të rrethuar fshatin Gramëz, pas ekzekutimit me armë zjarri të vëllezërve Gramoz dhe Xhontil Bardhi. Autori i dyshuar, 32-vjeçari Roland Pula, vazhdon ende të jetë në kërkim nga policia?.
Personi që shihni në foto është 32-vjeçari Roland Pula, autori i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Gramoz e Xhontil Bardhi, 34 dhe 24 vjeç. Gjithçka nisi pas një debati verbal që viktimat patën me autorin në lokalin e fshatit. Pas kësaj, 32-vjeçari Pula shkoi i armatosur në banesën e vëllezërve Bardhi dhe qëlloi me breshëri automatiku në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur.
Sipas policisë shkak për krimin e dyfishtë është bërë një konflikt i vjetër mes familjeve të viktimave dhe autorit, pasi vëllai i dy viktimave kishte plagosur xhaxhain e autorit të krimit. Edhe banorët e zonës shprehen të tronditur për ngjarjen.
?Konflikti është i vjetër, e di gjithë fshati. Viktimat i kam njohur për djem të mirë, qoftë i pari, 35-vjeçari, burrë i martuar me fëmijë, në punën e tij, ai tjetri ka qenë në shkollë. Njerëz të qetë.?
Mbrëmjen e së enjtes policia ushtroi kontrolle në disa banesa, madje ngriti edhe dronë për kapjen e autorit, por nuk arriti ta prangosë. Makina me të cilën Pula u largua u gjet e braktisur pranë banesës së tij, ndërsa arma e krimit nuk është sekuestruar ende nga policia.
Sipas informacioneve policore, anëtarë të familjeve ishin konfliktuar edhe herë të tjera deri mbrëmjen e së enjtes, kur Roland Pula qëlloi për vdekje vëllezërit Gramoz e Xhontil Bardhi.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/