Opozita në Kuvend ka paralajmëruar se do të kushtëzojë votën për ndryshimet në reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit dhe aplikimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-së. Por Presidenti ironizoi shumicën, kur tha se supermaxhoranca i ka votat.
"Nuk besoj se dikush ka dyshim se supermaxhoranca aktuale nuk i ka votat për ndryshime të mira. Puna është se duhen qëllime të mira. Padyshim që sa më gjithëpërfshirës të jetë produkti, aq më pozitive është për të gjithë. Zgjedhje të gjithë pranuara për t'i dhënë fund krizës. Shumë cështje të rëndësishme duhet të adresohen, por të jetë në institucionet e duhura".