Kompania farmaceutike AstraZeneca do të fillojë të prodhojë një vaksinë të mundshme për koronavirusin.
Testimet e saj ende vazhdojnë, por Pascal Soriot, shefi i kompanisë, thotë se duhet të fillojë prodhimi i dozave tani në mënyrë që të plotësohen kërkesat nëse vaksina do të rezultojë efektive. Ne do të fillojmë prodhimin e vaksinës tani ? tha ai për BBC ? dhe duhet ta kemi atë gati për përdorim kur të vijnë rezultatet përfundimtare. AstraZeneca, thotë se ajo do të mundet të sigurojë 2 miliardë doza të vaksinës. Prodhimi sipas Soriot, do të fillojë tani sepse kompania do të jetë e shpejtë.
Sigurisht me këtë vendim ? tha ai ? ne marrim përsipër një rrezik, por ky është një rrezik financiar dhe rreziku ekziston nëse vaksina nuk do të funksionojë. Në një skenar të tillë, gjithçka ne kemi prodhuar do të shkonte dëm. Sipas tij, AstraZeneca nuk do të provonte të përfitonte nga prodhimi i vaksinës gjatë pandemisë.
Nëse ajo do të funksionojë, kompania do të mund të prodhojë dy miliardë doza pas nënshkrimit të dy kontratave të reja të enjten, një prej të cilës me miliarderin filantrop Bill Gates. AstraZeneca që po e prodhon vaksinën me shkencëtarët e universitetit të Oksfordit, ka rënë dakord që të dërgojë gjysmën e dozave në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AstraZeneca#PascalSoriot#TopChannel