"Kam pasur një telefonatë zyrtare me Lulzim Bashën këtë paradite e kërkuar prej tij, nuk mund të them asnjë gjë tjetër. Kjo ka qenë zyrtare, mesazhi im është, jepuni shqiptarëve atë të drejtë që u takon, që të kenë besim te zgjedhjet, te demokracia, mos i intimidoni më as me arrogancë, as me hezitime, të gjithë të besim te demokracia, që fillon te vota dhe zgjedhjet e lira. Në 2005 kam marrë pjesë, kam luftuar nga dy partitë, edhe pse kam qenë kryetar i një partie që e kam krijuar me emrin tim, nuk e kam vendosur emrin tim në listën e propocionalit, por vetëm maxhoritar. Duhet të kemi besim te demokracia dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga humbja" tha Meta.