Franko Dine është një nga artistët e punësuar nga dekori I Bashkisë Tiranë, për ti sjellë Tiranës, gjallëri me artin e tij. Shpesh kalojmë rrugëve të Tiranës, duke parë këto murale kaq të bukura pa e ditur se kush është autori I panjohur që fshihet pas tyre. Ai pasionin për pikturën e shndërroi në passion për të vizatuar muret. Ai numëron disa nga veprat e artit urban në kryeqytet.
Përpos bukurisë dhe lumturisë që I fal puna si artist, dhe krijimtaria e tij, Franko ka treguar edhe anën tjetër të medaljes, ku shpesh herë muralet që ka realizuar nuk janë pritur mirë nga qytetarët.
?? Ka njerëz që edhe nuk e pëlqejnë, nuk është se ti medoemos te gjithë Tiranën do ta bësh imazh dhe do ta pëlqejnë, jo ka njerëz që nuk e pëlqejnë, ka njerëz që e duan shumë, ka njerëz që edhe e dashurojnë. Ti thjesht bëje, dhe në moomentin që njerëzit fillojnë dhe shajnë, që ka ndodhur raste pa fund me të shara, që nuk më kanë lënë të punojë, ka ndodhur raste që kanë qëlluar vincin me gurë, kanë ndodhur raste që kanë hedhur bojën, unë kam bërë gjysmën e punës, e kanë flakur bojën tek puna, ka raste ekstreme?? shprehet ai.