Ambasadori i OSBE Ahrens intervistë - (17 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-04

Views 0

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Gert Ahrens, i sapo kthyer nga SHBA ka mohuar të jetë shprehur në Washington ashtu siç është shkuar në shtyp, se nëse mazhoranca nuk fiton zgjedhjet e pushtetit lokal, qeveria Meta duhet të jap dorëheqjen.

Në një intervistë ekskluzive për Tv Klan, Ahrens tha se kushdo që më njeh sadopak nuk mund të besoj që unë mund ta kem thënë një gjë të tillë. Me këtë rast Ahrens i është përgjigjur edhe deklaratës së nanos, sipas të cilës Ahrens nuk duhet të sillet si paraardhësi i tij. Ambasadori Ahrens pohoi se ka konsideratë për paraardhësin e tij Everts.

Duke u ndalur tek zhvillimet në vend Ahrens pohoi se rendi në Shqipëri është përmirësuar, por ende mbetet mjaft për të bërë. Ndërsa lidhur me situatën politike në Shqipëri, Ahrens nënvizoi se ne jemi në një vend ku dy kryetarët e partive më të mëdha në vend nuk flasin dhe kjo nuk është normale. Çdo gjë që do na kërkohej në këtë drejtim përfundoi Ahrens ne do ta bënim./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form