Është shfaqur me një pamje të qetë kryesocialisti Nano në sytë e gazetarëve menjëherë pas kthimit nga Amerika vetëm 48 orë pasi në ekranet e shqiptarëve rivali i tij Berisha shpalli një tjetër sfidë por tashmë në sheshin e flamurit në Vlorë. Në takimet me zyrtarët e lartë amerikan Nano ka marrë mesazhin e largimit nga skena politike ballkanike e udhëqësve destabilizues si Millosheviç dhe tipat e njëjtë me të.
I pyetur për reagimin konkret të mazhorancës ndaj akuzve të opozitës, mbajtjes së mitingjeve socialiste dhe vajtjes në Tropojë apo në Shkodër Nano u përgjigj:
" Nga informacionet që kam edhe në Vlorë prap Berisha ka prishur rregullat e dasmës. Ka marrë më shumë krushq se sa ishin vendasit, mikpritësit. Meqënëse në folklorin shqiptar dhe ballkanas këto çeshtje kanë akoma një rëndësi të pa nënvleftësueshme, këto mesazhe do të kthehen në një mesazh elektoral ku Berisha të mësohet dhe ai të mos shkelë rregullat e institucioneve demokratike dhe të shqiptarëve që duan demokraci pa atë. Ju lutem që të ndihmojmë dhe opinionin publik të kuptojë dhe njëherë që kjo nuk është një ndeshje bajlozësh e aq më pak një ndeshje kthimi në fushën e kundërshtarit. Berisha përfundimisht në sajë të qeverisjes socialiste arriti të bëjë një farë autokritike dhe në Vlorë. Tani në u ka pëlqyer vlonjatëve kjo, unë jam i bindur që ata mendojnë njëlloj për autokritikat Berishës. Ju mendoni se unë do rrija ti mbaroja të gjitha takimet në Amerikë dhe të flisja këtu qetësisht me juve nëse vlonjatët do të përdoreshin kaq keq? "
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/