#tvora #rtvoranews
Për 4 policët e që janë përgjegjës për vrasjen e George Floyd tashmë janë nën hetimin e Prokurorisë së Minneapolis ku ditën e sotme priten të ngrihen dhe akuza të reja.
Deri më tani, policët janë shkarkuar nga detyra por aktivistët dhe qytetarët kërkojnë arrestimin e tyre.
Gazetarja e Zërit të Amerikës, Menada Zaimi në një lidhje direkte me Ora News bëri me dije se hetimi vijon sërish për policët.
Zaimi: Pamjet janë të rënda. U hetua paraprakisht për këtë çështje. Informacionet që na vijnë nga Prokuroria e Minnesotas mund të ketë akuza të reja dhe për 3 policët e tjerë që ishin në vendngjarje. Vrasja e George Floyd u klasifikua si vrasje e gradës së tretë. Grupet aktiviste kanë vëzhguar mënyrën se si procedoi policia e Minneapolis. Një ditë më parë shteti i Minnesotës bëri një ankimim të ri nisur nga mënyra se si e ka menaxhuar situatën policia e Minneapolis gjatë arrestimit. Ka nisur një proces hetimor. Një ditë pas ngjarjes ndodhi dhe shkarkimi i detyrës së 4 policëve dhe pritet dhe gjykimi i tyre. Familjarët e viktimës kërkojnë një gjykim më të ashpër për policët.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/zaimi-pritet-qe-prokuroria-te-hetoje-3-policet-qe-moren-pjese-ne-vrasjen-e-george-floyd
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp