#tvora #rtvoranews
E ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, gazetarja e njohur Anila Hoxha ka folur për krimin e organizuar në vendin tonë, dhe katapultimin e tij në fushën e biznesit.
Anila Hoxha: Vitet e fundit, disa emra të caktuar të cilët ne i dimë, të cilët ose merreshin me krime në fushën e trafikut të grave e vajzave, në trafikun e drogës, apo edhe trafiqe të tjera, këta u katapultuan në biznes, dhe ne shpesh këto 4 vitet e fundit kemi raportuar për vrasje të biznesmenëve, ku ne e dimë shumë mirë si u katapultuan nga bota e zezë dhe e nëndheshme e krimit të organizuar u katapultuan dhe morën imunitet në fushën e biznesit, dhe kjo gjë nuk duhet harruar asnjëherë.
Ka pasur vrasje biznesmenësh edhe dikur. Ajo që mua më shqetëson tek ky katapultim, është për shembull se krimi i pastron paratë në fushën e ndërtimit, dhe nuk është e nevojshme të jesh një ekonomist i zoti për të kuptuar qasjen e përditshme, si ka mundësi që në Tiranë dhe në të gjithë vendin nuk bien çmimet e apartamenteve, si ka mundësi se në disa biznese të caktuara, edhe në fushën e restoranteve, apo të kafeneve ka një lulëzim dhe shpërthim, kjo nuk do ekspert për ta kuptuar se krimi është me një këmbë në botën e gjobave, trafikut të drogës, dhe me një këmbë shumë të fortë në fushën e biznesit dhe investimeve, ashtu sikurse pamja e re e krimit në Shqipëri është fuqizimi i tij dhe vendosja e tij në vende të caktuara duket si përsëritje, dhe një refren, por ne kemi dhe e dimë, që krimi për shembull nga Vlora.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/anila-hoxha-krimi-i-organizuar-eshte-katapultuar-ne-biznes
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/5SZXPYkFavs
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv