Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili gjobit me 50 mijë lekë bizneset të cilët nuk aplikojnë që punonjësit e tyre të marrin pagën e luftës, situata e kërkesave të kompanive për këtë trajtim financiar është përmbysur.
Deri tani 87% e ndërmarrjeve e kanë bërë aplikimin, ndërsa afati i fundit është data 5 Qershor.
Gjatë një takimi me biznese në Lezhë, Ministrja e Financave, Anila Denaj u bëri thirrje kompanive që të aplikojnë, ndërsa tha se tashmë përfitimi është zgjeruar edhe për 32 mijë të punësuar të tjerë në bizneset e mëdha, të cilët janë larguar nga puna nga 1 Marsi deri më 17 Maj.
Bizneset thonë se periudha e pandemisë ka goditur të ardhurat e tyre dhe kërkojnë ndihmën e qeverisë.
Në fillim të javës garancia e dytë sovrane me vlerë totale 15 miliardë lekë është bërë efektive nga të gjitha bankat, dhe bizneset mund të aplikojnë për të marrë para për kapital pune ose nevoja likuiditeti. Për 60% të shumës nuk do të kenë nevojë të vendosin kolateral, pasi garantohet nga shteti.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/