Ahmetaj: Ne Shijak nisin pagesat per riparimet e termetit

RTV KLAN 2020-06-03

Views 6

Ditën e premte, Bashkia e Shijakut do të nis të japë dëmshpërblimet në formë grantesh për 1174 familje që janë dëmtuar nga tërmeti në banesa individuale dhe për banorët e 27 pallateve në këtë zonë, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëmtime, por pa patur nevojë për t?u prishur.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin, i cili i hap rrugë hedhjes së fondit me vlerë 5.1 milionë dollarë për këtë bashki, proces i cili do të ndiqet për të gjithë njësitë e tjera vendore, sapo ato të dorëzojnë listat.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin tha se pagesa do të jepet dhe banorët me ato para do të bëjnë vetë riparimin e dëmeve.

Qeveria kaloi edhe miratimin e marrëveshjes me qeverinë e Turqisë për ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit. Projekti është gati tha ministri Arben Ahmetaj, pasi ka kaluar me shpejtësi të gjitha proceset, bashkë me atë të shpronësimit përgjatë kësaj zone.

Qeveria po ashtu i hapi rrugë rindërtimit të zonës në Parkun Arkeologji të Durrësit dhe detajimit të procesit të miratimit të lejeve të përshpejtuara të ndërtimit për të çdo objekt që do të rindërtohet pas goditjes nga tërmeti.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form