http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur paraditen e kësaj të mërkure seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e qeverisë së re në kryesimin e Avdullah Hotit. Gjykata Kushtetuese në Kosovë i hapi rrugën votimit të sotëm, duke i dhënë të drejtë dekretit te presidentit Hashim Thaçi, për formimin e një qeverie të re pa u shpërbërë parlamenti.Lidhja Demokratike ka arritur marrëveshjen për kabinetin e ri qeverisë me partitë AAK, Nisma socialdemokrate dhe partitë e minoriteteve. Sipas kësaj partie janë siguruar të paktën 61 vota te nevojshme për te votuar qeverinë e re. Ndërkohë Partia Demokratike nuk do të votojë pro qeverisë së re. Para se të fillonte seanca dhjetëra qytetare protestuan përpara parlamentit, pasi sipas tyre votat e qytetareve te zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli forcë e parë fituese, po manipulohen.Një ore përpara nisjes së seancës, kryeministri në detyre Albin Kurti ka mbledhur qeverinë. Në mbledhjen e kabinetit u miratua dhënia e shumës prej 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën një ditë më parë në minierën e Artanës.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1