Top News - Denoncimi në ‘Fiks Fare’/ 10 mijë euro ryshfet për liçencë

Top Channel Albania 2020-06-03

Views 0

Skandali i ryshfetit për licencën e linjës së transportit Sarandë ?Korçë, i denoncuar mbrëmjen e së hënës në Fiks Fare, shtrihet edhe në zyrat e shtetit. Artan Haska, i cili i thotë denoncuesit se njeh drejtorë dhe punonjës të Ministrisë dhe Drejtorisë së Transporteve, futet lirisht në zyrat e shtetit. Madje, ka akses edhe në dosjen e qytetarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Në bisedat e radhës, Artan Haska i thotë qytetarit Soviet Laze se, nëse e do licencën brenda ditës, duhet të paguajë aktualisht 10 mijë euro, pasi ?kaq ka qenë pazari në fillim?.

Emisioni investigativ ne top channel, fiks fare, ka vijuar me denoncimin e ketij skandali edhe mbrëmjen e së martës, duke publikuar me dokumente biseda të tjera mes Haskës dhe denoncuesit. Në njërën prej tyre, të zhvilluar në fillim të vitit 2020, Haska i thotë Lazes se duhet të firmosin një deklaratë në ministri.

?Do firmosni ju dhe firma në Korçë që ti ke këtë orar në nisje, ti ke këtë orar në kthim. Do të dini një gjë, me licencat e reja që jepen tani, do dali me dy vjet certifikim. Nuk ka më ta ripërsërisësh një herë në vit. Do të bësh kujdes, ndalimet në stacionet e rretheve evitoji, sepse nuk e përcakton licenca. As stacion në Gjirokastër, as në Përmet, as në Këlcyrë, as në Përmet. Paralajmërimi i parë është 500 mijë lekë gjobë, i dyti është 5 milionë dhe i treti heqje licence. Linja do të vazhdojë siç ka qenë në kohën e mëparshme, një vajtje, një ardhje? i thotë ai. Më pas, i tregon se nëse nuk e merr brenda datës 25 shkurt 2020 ?do vish të marrësh lekët?.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SovietLaze#ArtanHaska#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS