#tvora #rtvoranews
Në mëngjesin e 1 qershorit zyra e BE-së, bashkësisë ku synojmë integrimin prej ditës së parë të pluralizmit do të bënte këtë deklaratë: (duhet bere print screen twitter) ?Reforma elektorale në linjë të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR është kushti I domosdoshëm për të ecur përpara. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik duhet të përmbyllet tani me qëllim çeljen e negociatave sa më shpejt të jetë e mundur."
Çelja e negociatave sa me shpejt te jete e mundur kërkon 15 kushte për t?u përmbushur e vetëm njeri prej tyre është reforma zgjedhore. Ende e bllokuar. E do, apo jo klasa politike shqiptare nje reforme te vërtetë zgjedhore? E do, apo jo klasa politike integrimin evropian? Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka qenë jo i lehtë. Megjithatë pas liberalizimit të vizave në vitin 2010, vendi ynë u duk se me ne fund po ecte në rrugën e duhur.
Ne 10 Tetor 2012, KE publikoi Raportin e Progresit për Shqipërinë. Aty rekomandonte dhënien e statusit kandidat, por kjo e kushtëzuar. 12 kushte për Shqipërinë. Kryesoret ishin reforma në administratën gjyqsore si dhe një proces i rregullt zgjedhor në 2013. Zgjedhjet ishin një test i kaluar me sukses. Demokratët realizuan një kalim të pushtetit në mënyrë demokratike ndërsa partnerët ndërkombëtare dhanë vlerësime pozitive për zgjedhjet parlamentare.
Vullneti politik i dha frytet e veta. Me 16 tetor të 2013 Komisioni Europian, bazuar në progresin e arritur, i rekomandon Këshillit Evropian dhënin e statusit kandidat për Shqipërinë, duke kërkuar vijimin e punës në luftën kundër korrupsionit. Në Takimin e Këshillit Evropian në fund të qershorit të 2014 Brukseli vendosi që Shqipëria të ishte një vend kandidat.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tempora-kush-po-pengon-integrimin-e-shqiperise-faktet-flasin
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0His3XTPA_Y
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv