Identifikimi biometrik fut ne ngerc Reformen Zgjedhore | Lajme-News

RTV KLAN 2020-06-03

Views 0

Nuk ka arritur të prodhojë dakordësi mbledhja e radhës e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ku palët ndahen në qëndrimet e tyre sa i përket përdorimit të teknologjisë në zgjedhje.
Opozita kërkon identifikim biometrik në të gjithë vendin, por maxhoranca propozon shtrirjen e tij në disa zona, mbështetur edhe në një opinion të bërë nga ODIHR-i. Ndaj dhe zgjidhja për çështjet ku konsensusi duket i pamundur në tryezën e Këshillit Politik, sipas bashkëkryetarit të reformës elektorale, Damian Gjiknuri, mund të vijë përmes një tryeze Rama-Basha.
?Një takim mes Ramës e Bashës është në dorën e tyre dhe do bënte shumë mirë Shqipërisë nëse do të kishte takim të tillë. Ku ka më mirë se liderët politikë të këtij vendi të ulen në tryezë e të bashkëbisedojnë si do të zgjidhin problemet edhe më të mëdha. Si mund të jem kundër unë kur takohem me PD", u shprehGjiknuri.
Por opozita, e cila e ka një kusht të panegociueshëm identifikimin biometrik në të gjithë vendin, si e vetmja garanci që do të pengojë mbushjen e kutive të votimit në zgjedhje, thotë se pa u plotësuar ky kusht, vihet në pikëpyetje konsensusi për vijimin e reformës me çështjet e mbetura.
?Pa një dakordësi për identifikimin biometrik që do të pengojë mbushjen e kutive të gjitha dakordësitë e tjera nuk kanë vlerë apo nuk mund të arrihet kompromis mbi çështjen e administratës zgjedhore. Pa arritur konsensusin mbi këto çështje është e pamundur që të shkohet më tej", tha Bylykbashi.
Në tryezën e Këshillit Politik dakordësi nuk pati edhe për depolitizmin e administratës, si dhe propozimin e sjellë nga opozita që shkeljet e zgjedhjeve të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo nga trupa e kolegjit.
Kjo përplasje mes palëve vjen në një kohë kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga afati për përfundimin e reformës elektorale dhe në tryezën e këshillit vijojnë të hapura çështje që konsiderohen si tepër të rëndësishme që duhet të përmbushen, me qëllim miratimin me konsensus të Reformës Zgjedhore.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form