Vijon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, tre temat e diskutimit
Prej më shumë se tre orësh vijon mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.
Gazetarja e Tv Klan, Jolldiz Mitro, në një lidhje direkte për edicionin e lajme u shpreh se prej orës 17:00 ekspertët dhe përfaqësues politik të mazhorancës dhe opozitës, po diskutojnë edhe çështjet që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore.
Tre janë temat e diskutimit në mbledhjen e sotme, roli i policisë, ai i prokurorisë dhe i sinjalizuesve.
Mitro u shpreh se opozita ka paraqitur në që në 12 Shkurt tre drafte sa i përket këtyre çështjeve, që sipas saj do të synojnë mbajtjen e krimit larg nga politika. Ekspertët e dy palëve kanë gjetur dakrodësinë për disa çështje.
Sa i përket rolit të policisë në proceset zgjedhore, kanë rënë parimisht dakord që policia të jetë jashtë qendrave të votimit por njëherazi të monitorohen me kamera sigurie qendrat e votimit.
Gazetarja tha se një tjetër çështje që po diskutohet në këtë tryezë, është edhe hetimi i krimeve elektorale nga SPAK. Sakaq dakord palët kanë rënë edhe për çështjen e sinjalizuesve.
Nga mbledhja e shkuar është për t?u diskutuar edhe çështja për formulën e financimit miks.
Mitro pohoi se është dakordësuar në parim që privatët që përfitojnë tendera, koncesione apo kontratat publike, tashmë nuk do të jenë pjesë e financimit të partive politike në fushata elektorale.
Mbetet që palët të diskutojnë se cili do të jetë mekanizmi i financimit. /tvklan.al