TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë diskutimit online me drejtorin e policisë së shtetit Ardi Veliu, drejtorët e qarqeve dhe prefektët, u shpreh sot se 4 janë qarqet me risk në luftën anti-kanabis, ndërsa për të zbuluar rastet, tha se do të përdoret flota e helikopterëve që ka Shqipëria për të monitoruar nga ajri. Ministri u kërkoi institucioneve vendore që të zgjohen nga gjumi sepse përgjegjësia për territorin është e të gjithëve, jo vetëm e policisë.