Top News - Vdesin dy minatorë/ I zë poshtë dheu në minierën e Artanës

Top Channel Albania 2020-06-03

Views 4

Dy minatorë kanë humbur jetën sot nga ajo që dyshohet si shembje dheu në minierën e Artanës.


Hysen Vrajolli, drejtues i ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera në fjalë, pohoi vdekjen tragjike të dy minatorëve dhe plagosjen lehtë të një tjetri. Mediat vendase thonë se ekipet e FSK-së janë punuar për nxjerrjen e trupave të dy minatorëve që humbën jetën nga aksidenti në galerinë e pestë të minierës. Mësohet se ata janë të moshës rreth 50-vjeçare.

Në vendngjarje, përveç ekipeve të FSK-së, ndodhet dhe një grup I mjekësisë ligjore. Sakaq në Kamenicë ka mbërritur dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari. Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri, në momentin e ngjarjes aty ndodheshin në fakt rreth 5 punëtorë; dheu nga sa thotë ai, ka zënë poshtë inxhinierin dhe minatorin, ndërsa të tjerët kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Ndërsa MEPTINIS ka bërë të ditur edhe identifikimin e viktimave.

?Shprehim keqardhje të thellë për fatkeqësinë e ndodhur sot, me 2 qershor, në minierën e Artanës ku kanë humbur jetën Idriz Gerbeshi dhe Haki Arifaj. Idriz Gerbeshi ka qenë xehetar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, Komuna Lipjan. Ngjarja ka ndodhur me shembjen e pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana. Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe shoqërisë së të ndjerëve. Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t?u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur. Nga ky aksident nuk kanë mbetur punëtorë të tjerë mbetur brenda i ngujuar?, thuhet në njoftimin e MEPTINIS-it.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion tjetër ose shkak qe ka dërguar deri të ky aksident, veçse po punohet në nxjerrjen e trupave.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#FSK#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form