Kadastra e Vlorës që 'ha' drejtuesit/ Largohet nga detyra drejtoresha e komanduar vetëm për 4 ditë

Report TV 2020-06-03

Views 1

VLORË- Katër ditë ka zgjatur zgjatur eksperienca e Viola Himës në krye të Kadastrës së Vlorë.

Ditën e sotme, Hima është larguar, teksa në vendin e saj u caktua Jurgen Pilkati. Ajo u komandua në këtë institucion 4 ditë më parë, pas largimit të Bilal Aliaj, që u dorëhoq rreth një javë më parë.

Si është historia e këtij institucioni, që brenda 9 muajsh ka ndërruar 6 drejtorë?  Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues. Para Canametit në krye të Kadastrës ishte  Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.

Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash. Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019.

Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u  vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri. Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo Nazeraj.

Share This Video


Download

  
Report form