Sot pasdite në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar " Qemal Stafa" do të zhvillohet takimi i parë ndërmjet parlamentarëve shqiptarë dhe atyre italianë. Ky aktivitet organizohet me iniciativën e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve ndërmjet dy vendeve. Ekipi parlamentar italian përbëhet nga 20 deputetë një pjesë e të cilëve ish futbollistë me emër në futbollin italian si Leta, Franc, Boroni e të tjerë. Trajneri i tyre është Patriarka.
Ndërsa Astrit Hafizi, ish trajner i ekipit tonë përfaqësues do të drejtojë ekipin shqiptar të bërë nga 24 deputetë ndërmjet të cilëve, Reçi, Meta, Braçe , Fino, Legisi e të tjerë. Orgaizatorët e këtij aktiviteti kanë bërë të ditur se fondet që do të grumbullohen nga kjo ndeshje do të shkojnë në fondet e shkollës së futbollit "Loro Boriçi" në Tiranë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/