Gruaja që prej vitesh ndihmon fëmijët shqiptare me probleme shëndetësore

RrezeDielliOfficial 2020-06-03

Views 1

Fatime Blakaj konsiderohet si ?? Nënë Tereza?? e dytë, ajo jeton në Austri prej 31 vitesh. Fatimja profesionin e saj të parë ka dizanjimin, por pas emigrimit drejt Austrisë, duket se jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli??, aj tregon historinë e saj se si vendosi t?I përkushtohej punës si vullnetare. Pas njohjes me organizatën joqeveritare Austriake, e cila i vjen në ndihmë fëmijëve shqiptar, me sëmundje të ndryshme të cilat nuk mund të kurohen në Shqipëri, duket se botëkuptimi i saj ndryshoi plotësisht. Ajo nuk iu përkushtua më punës së saj si dizenjuese, por punës vullnetare në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

?? Ishte vjeshtë e vitit 1992, kur mora vesh për disa fëmijë që ishin në spital, dhe shkova për ti bërë një vizitë, nga ajo ditë nuk I jam larguar më, me thënë të drejtën ato dy fëmijë që I takova për hërë të parë, ata dy fëmijë shqiptar e ndërruan kahjen e jetës sime ?? kështu e fillon historinë e saj Fatime Blakaj.
Pas asaj dite, ajo nuk dëshironte më që të vazhdonte profesionin e saj, por dicka tjetër e shty të zgjidhte rrugën e humanizimit.
?? Kam punuar 8 vite vullnetarisht pa asnjë kompensim, me ndihmën e ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të mi, gjihtmonë kam pas dhe jam munduar që sa herë janë nisur fëmijët për Shqipëri, t?ju blejë rroba e gjëra të reja.
Ajo ka ndihmuar mjaft fëmijë dhe familje shqiptare gjatë këtyre viteve.
?? Janë më shumë se 2000 fëmijë që I kam pasur nëpër duart e mija me thënë të drejtën, fëmijë që I kam fshirë lotët, që i kam ledhatuar flokët, fëmijë që i kam shtrënguar dorën, që I kam mbajt kur kan qenë vetëm fare?? thotë Fatime Blakaj.
Ajo ka ndihmuar shumë fëmijë shqipëtarë, me probleme nga më të ndryshmet, me histori të dhimbshme, të cilët janë dërguar dhe vetëm në Austri dhe për to ajo ka qenë një nënë, e cila I ka përkëdhelur dhe ështëë kujdesur. Ajo kujton rastin e një fëmije, I cili padashur ka pirë acid, por edhe raste të tjera, me probleme në zemër etj, por që sot shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.

Share This Video


Download

  
Report form