DURRËS- Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Durrësit. Burime për Report Tv, bëhet fjalë për një shtetas sirian dhe një 70-vjeçe, në dy ngjarje që nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.
Mësohet se shtetasi sirian, rreth moshës 20-vjeç i seksit mashkull është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta. Identiteti i tij nuk dihet ende, teksa mësohet se është gjetur i pajetë në lagjen nr.1 në Durrës, pranë Torrës Veneziane. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se siriani ka trauma masive në trup dhe dyshimet janë se është përplasur nga një automjet dhe është lënë në rrugë nga autorë e kësaj ngjarjeje. Pista tjetër që po hetohet është se siriani mund të ketë nga lartësia e godinës ku mendohet se kalonte natën. Grupi hetimor e përjashton mundësinë e vrasjes për shkak të plagëve që kanë marrë. "Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes", njofton policia.