Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Ambasada Kanadeze në Tiranë, publikoi sot para gazetarëve librin studiomor ?Udha e Shqipërisë drejt demokracisë?, financuar nga agjensia për Zhvillimin Ndërkombëtar të Kanadasë, në bashkëpunim me rrjetin e demokracisë në Shqipëri ORT. Në këtë libër botohen të dhëna rezultat i anketimit të 1500 shtetasve, mbi çështje politike, ekonomike, e shoqërore në vitet e tranzicionit.
47% e të anketuarve rezultojnë të pakënaqur me kushtet e jetesës shprehet drejtuesja e studimit Lorin Jenkins. 57% e të anketuarve punojnë ndërsa të ardhurat mesatare për familje janë 82 dollarë në muaj. Sipas këtij studimi shqiptarët mendojnë se pushtetin më të madh e ka kryeministri.
71% e të anketuarve nuk e quajn imoralitetin problemin kryesor për rininë. Për humbjen e parave në fajde, pjesa më e madhe e të anketuarve fajsojnë ish-qeverinë dhe preferojnë ti depozitojnë në banka të huaja. Ky program vëzhgues për Shqipërinë do të vazhdoj edhe në të ardhmen./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/