Prostitucion, drogë, gjobëvënie! OFL u dërgon formularin në Berat 4 të dënuarve nga Italia e Spanja

Report TV 2020-06-03

Views 0

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 4 të dënuarve në Berat për prostitucion, pjesëmarrje në organizata kriminale, drogë dhe gjobëvënie.

Lista me emrat që u është dërguar formulari
Myrteza Toto banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën penale ?Shfrytëzim prostitucioni? në rrethana rënduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Edison Bega banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale ?Shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe të rritur?, ?Favorizim prostitucioni me të mitur dhe të rritur? dhe ?Pjesëmarrja në organizatë kriminale?, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat.

Donald Lavdari banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale ?Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike?.

Aleks Prifti banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie? e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Share This Video


Download

  
Report form