KUKËS- Kopshtet dhe çerdhet janë zbukuruar me ngjyra e tollumbace dhe janë gjallëruar ditën e sotme nga zërat e fëmijëve, pas rreth 3 muajsh mungesë. Ky rikthim ka qenë me rregulla shtesë për shkak të përhapjes së COVID-it, që të vegjlit të jenë më të sigurt. Përpara se të vegjlit të hyjnë në mjedisin e brendshëm të kopshtit, i është matur temperatura dhe i janë dezinfektuar duart me solucion. Gjhithashtu edhe edukatoret janë të pajisura me maska dhe doreza për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve.