Report TV - Fëmijët rikthehen në kopshte e çerdhe/ U matet temperatura e dezinfektojnë këmbët!

Report TV 2020-06-03

Views 2

TIRANË- Të veshur bukur, të qeshur dorë për dore me prindërit, fëmijët e vegjël janë rikthyer pas rreth 3 muajsh pushim të diktuar nga pandemia, në kopsht dhe çerdhe! Nën rregulla të forta sigurie, që reflektoheshin që në hyrje të godinave, ky 1 qershor që përkon edhe me festën e fëmijëve, do t'i gjejë nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve për ta festuar, edhe pse jo si më parë. Report Tv është zhvendosur me gazetaren Doris Sallaku në çerdhen nr. 1 në Tiranë për të ndjekur nga afër rikthimin e fëmijëve dhe zbatimin e masave të COVID-19.

Në sinjalistikën e vendosur në oborr, prindërit me fëmijët në krah ose për dorë ruanin distancës prej minimumi 1.5 metra. Më pas, në derën kryesore është vendosur një vaskë e vogël, ku fëmijëve dezinfektojnë këmbët, e ndërsa prindërit plotësojnë një formularë lidhur me historikun e familjes së tyre gjatë këtyre 3 muaj pandemie, nëse kanë pasur ndonjë simptomë, të afërm apo vetë personalisht të infektuar nga COVID-19. Fëmijë do t'i nënshtrohet edhe matjes së temperaturës me termometrin digjital. Ajo që vihet re, dhe duket se do të jetë një panoramë që do të na shoqërojnë për një kohë të gjatë, është se gjyshërit nuk janë "partnerët" më të mirë të fëmijëve në këto ditë. Kjo si një masë mbrojtëse për gjyshërit, të cilët janë më të rrezikuar nga ky virus. Fëmijët shoqërohen vetëm nga njëri prind, mami ose babai për të shmangur grumbullimet e mëdha.Edukatorja është veshur me përgjegjësi shtesë, pasi në këto kohë ka për detyrim jo vetëm edukimin e tyre, por edhe monitorimin për zbatimin e masave të marra ndaj COVID-19, nga fëmijët e vegjël, të cilët jo të gjithë e kuptojnë se çfarë po ndodh.

Të njëjtat rregulla janë edhe për të gjitha kopshtet dhe çerdhet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilat kanë hapur dyert për të mirëpritur vogëlushët.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS