Ora News - Dështon marrëveshja për reformën zgjedhore, kërkohet shtyrja e bisedimeve

Ora News Emisione 2020-06-03

Views 0

#tvora #rtvoranews

Bisedimet në Këshillin Politik janë bllokuar tek çështja e administrimit zgjedhor, duke dalë nga mbledhja pa një marrëveshje.

Mësohet se Partia Socialiste nuk pranon variantin e kompromisit të ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.

Kjo është arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, e cila, siç citojnë burime të mirëinformuara, mbështet variantin e kompromisit.

Kohë shtesë për bisedime - Refuzimi i PS për të pranuar një variant të dakortësuar nga të gjithë, që nuk cënon thelbin e depolitizimit të komisioneve, ka çuar në ndërhyrjen e ambasadës së SHBA. Burimet bëjnë të ditur se PD është e gatshme të çojë diskutimet për reformën zgjedhore përtej 31 majit, me shpresën se në kohën shtesë PS do të bindet të zhbllokojë procesin, duke çuar përpara reformën zgjedhore dhe përmbylljen pa vonesa të tjera.

Lexo edhe:

Bylykbashi: Në bëmë propozimet tona, por PS nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga privilegjet

Rudina Hajdari: Këta dështuan. U tërhoqën në momentin e fundit

Ora 22:42 Ka përfunduar mbledhja e këshillit politik, por burime nga mbledhja bëjnë me dije se nuk janë arritur dakordësitë e kërkuara.

Ora 21:00 Pas takimit me dyshen Gjiknuri-Bylykbashi me përfaqësuesen e ambasadës amerikane ka hyrë edhe Petrit Vasili.

Ora 21:00 Përfundon takimi i Bylykbashit dhe Gjiknurit me përfaqësuesin e Ambasadës së SHBA-së, Ian R. Croëford, shefi seksionit politik dhe ekonomik në detyrë.

Ora 20:40 Qeveria kujdestare - Në propozimin e PD-së thuhet se qeveria kujdestare do të formohet 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare dhe se fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

?100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.?

Ora 20:10 Bylykbashi dhe Gjiknuri me përfaqësuesin e ambasadës së SHBA - Ndërkohë, në këto momente (ora 20:10) Bylykbashi dhe Gjiknuri janë ndarë veçmas për rreth 30 minutash për të diskutuar me përfaqësuesin e ambasadës amerikane.

Ky Këshill është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore.

Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi.

Me gjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shtyhet-ne-oren-1900-mbledhja-e-keshillit-politik-zgjedhoren

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subsc...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS