Ngec reforma zgjedhore, përplasje për identifikimin biometrik dhe numerimin elektronik - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej 48 orësh reforma zgjedhore është bllokuar për shkak të aplikimit të teknologjisë në zgjedhje.Prej ditës së djeshme palët kanë komunikuar në distancë, por ende nuk ka asnjë kompromis dhe për këtë arsye ende nuk ka një vendim se kur do të mblidhet keshilli politik, edhe pse grupi negocator dhe ekspertët kanë marrë porosi për të qëndruar në gadishmëri për tu mbledhur në çdo moment që gjendet kompromisi.I vetmi reagim sot ka ardhur nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili ka bërë përgjegjës mazhorancën për bllokimin e reformës.LULZIM BASHAKRYETAR I PD?PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian të Shqipërisë.?Opozita kërkon që identifikimi biometrik i zgjedhesve të zbatohet në të gjithë Shqiperinë, ndërsa votimi e numerimi elektronik me projekt pilot. Ndërsa mazhoranca edhe pse më herët kishte rënë dakord për këtë skemë, dy ditë më parë ka deklaruar se identifikimi mund të aplikohet vetëm pjesërisht.Kjo çështje ka bllokuar të gjithë diskutimet për reformën zgjedhore. Për këtë arsye mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur dakordësi as për përberjen e komisioneve, një tjetër çështje e nxehtë mes paleve, pasi PD nuk e pranon depolitizimin e plotë.Por pavaresisht bllokimit, ambasadorët e SHBA dhe BE, kanë përsëritur se reforma zgjedhore duhet të mbyllet nesër.Dhe 24 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e ligjit të ri elektoral, nëse do të kemi apo jo një reformë konsensuale.

Share This Video


Download

  
Report form