#tvora #rtvoranews
Ka shkuar në dy numri i personave të vdekur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kurbin. Ngjarja ndodhi në orën 22:17 minuta të në ambjentet e jashtme të një hoteli në autostradën Milot-Mamurras pranë fshatit Gjorm të Kurbinit.
Viktimat janë Bujar Lika 37-vjeç dhe Paulin Gjergji 53-vjeç ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pak orë pas ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur Kreshnik Tusha 21-vjeç.
Sipas burimeve dy viktimat kanë qenë bashkë ulur në lokal, në momentin kur janë qëlluar 5 herë me armë zjarri automatik, ndërsa kundërpërgjigja nuk ka munguar, pasi nga shkëmbimi I zjarrit ka mbetur i plagosur edhe 37 vjecari Kreshnik Tusha , pozicioni i të cilit në ngjarje është ende i pa sqaruar. Viktima Bujar Lika duket se i trembej një ngjarje të tillë dhe ishte i përgatitur, pasi kishte një pistoletë me vete dhe ka qëlluar në drejtim të agresorëve.
Nga të shtënat 21-vjeçari ka marrë tre plumba ne kofshë dhe pasi i është nënshtruar një operacioni ndodhet jashtë rreziku për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen e cila është fiksuar nga kamerat e sigurisë të hotelit.
Një ndihmesë pritet të japë dhe dëshmia e 21-vjeçarit, i cili për shkak të gjëndjes shëndetësore nuk është marre ende ne pyetje nga hetuesit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kurbin-nje-i-vrare-dy-plagosen-prane-nje-hoteli
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv