Përfaqësuesi i LSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili, u shpreh se me depolitizimin e komisioneve zgjedhore, PS kërkon të grabisë zgjedhjet e 2021 si zgjedhjet e 30 qershorit. Vasili u shpreh se përfaqësimi i barabartë politik në komisionet zgjedhore, duhet të ruhet
?I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë, tani të bëhen me ligj. Kërkon që të mbushë votat në tavolinë dhe t?i numërojë vetë, ashtu siç bëri në 30 qershor. Opozita nuk tërhiqet asnjë centimetër nga ato standarde që janë aktualisht dhe të hyjë në standarde që nuk kanë qenë asnjëherë. Partia Socialiste synon të minojë reformën zgjedhore, duke e miratuar në mënyrë të ngjashme. Propozimi i opozitës nuk i jep asnjë privilegj opozitës, por vendos në kushtet të barabarta qeverinë dhe opozitën në komisionet e administrimit zgjedhor. Por, PS nuk kërkon paritet, por kërkon që të mos ketë asnjë sy tjetër në tavolinë.
Nga ana tjetër, Vasili akuzoi PS se kundërshton teknologjinë në zgjedhje. ?Argumenti është një argument bajat, me idenë se nuk mund të realizohet. Në 5 mijë qendra PS nuk e bën dot, ndërsa në shtetet ku votojnë nga 200 milionë njerëz, bëhet. PS e bën për koncesionet, por për zgjedhjet nuk e bën dot. Kemi një politikën?, tha Vasili.