#tvora #rtvoranews
Për reformën zgjedhore në Shqipëri ka nisur numërimi mbrapsht. Nesër është afati për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë. Ora 17:00 e kësaj pasditeje shënoi edhe nisjen e mbledhjes së Këshillit Politik per te diskutuar çështjet e mbetura pezull.
Rinisin negociatat për reformën zgjedhore. Këshilli Politik po diskuton prej më shumë se dy orësh për futjen e teknlogjisë në zgjedhje një ditë para mbarimit të afatit të vendosur nga palët.
"Ka vetëm tym gri nga tryeza e Këshillit Politik, asnjëra nga palët nukl lëshon pe sa i përket teknologjisë në zgjedhje, administratës zgjedhore, ndryshimit të sistemit apo ankimimit zgjedhor. Për teknologjinë kemi një hap pas, pasi parimisht PS-PD kishin rënë dakort që të kishte identifikim biometrik në të gjithë territorin por PS në deklaratat e fundit duket se është tërhequr me pretendimin se nuk ka kohë. Gjiknuri ka dalë me një kundërpropozim, identifikim biometrik, votim dhe numërim elektronik në ato zona ku PD i shikon problematike dhe ka argumenta se aty mbushen kutitë. Për administratën zgjedhore PS kërkon depolitizim të plotë, ndërsa PD kërkon një sistem miks" raportoi gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi.
Takimi i djeshëm përfundoi pa dakordësi dhe ku palët u panë të larguar për shkka të mos dakordësisë me indetifikimin elektronik standart që e ka kërkuar opozita.
Kronika e gazetares Fjorela Beleshi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nis-numerimi-mbrapsht-reformen-zgjedhore-do-mblidhen-palet-sot
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp