Analizë e tenderave në Kosovë/ Sa para mund të kurseheshin për blerjet gjatë pandemisë?

Top Channel Albania 2020-06-03

Views 0

Instituti Demokratik i Kosovës ka analizuar tenderat që janë kryer gjatë pandemisë nga ministria e Shëndetesisë në vend, duke arritur në përfundimin se për pajisjet mjekësore të blera do të mund të kurseheshin mbi 60 mijë euro.


?Nuk është bërë vlerësimi i duhur i çmimeve referente, do të mund të kurseheshin mbi 60 mijë euro. Kishte raste kur ky komision nuk kishte bërë vlerësim të duhur të çmimeve referente duke përfshirë në kalkulim çmimet jo normalisht të ulëta dhe jo normalisht të larta të deklaruara nga operatorët ekonomikë.

Kjo është vërejtur në blerjet e dorezave kirurgjikale ku komisioni nëse do të kishte eliminuar çmimet jo normalisht të ulëta, dhe jo normalisht të larta në kalkulim, atëherë çmimi referent për njësi do të ishte 0,24 euro. Ku si shumë totale për të tre lotet të cilat janë kërkuar për doreza kirurgjikale atëherë do të kishte paguar 80 mijë e 709 euro, e jo 159 mijë e 71 euro. Rrjedhimisht do të kurseheshin mbi 60 mijë euro?, ka shtuar Berhami.

Hulumtimi analizon nëntë tenderët që ishin shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në kosovë në periudhën prej 4 mars deri me 28 prill për furnizim me produkte mjekesore. KDI u bën thirrje organeve të drejtësisë, si dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që të hetojnë tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS