#tvora #rtvoranews
Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora analizoi këtë të premte, formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2015.
Sipas Myftaraj, kjo është një shkelje e rëndë që e bën të pavlefshëm mandatin e tij.
Kastriot Myftaraj: ''Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me vetëdije ka bërë një shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit, i cili u bën kërkesa të posaçme njerëzve që do kandidojnë si të zgjedhur në organet e ndryshme të pushtetit, nga niveli qendror në atë vendor. Zoti Veliaj e ka bërë këtë gjatë deklarimit të tij ku kandidoi për kryetar bashkie në vitin 2015. Është një shkelje që e bën të pavlefshme mandatin e tij, e bën të detyrueshme ndërhyrjen direkte të prokurorisë, madje që në këtë emision.
Nëse nuk veprojnë pastaj, hajde të themi o shqiptarë rrëmbeni bombat, se ka thënë Edi Rama në '97. Kur institucionet nuk punojnë, korrigjohen me anë të flakës. E ka thënë kryeministri Edi Rama këtë por nuk ka qenë kryeministër në atë kohë, ka qenë intelektual. Nuk mund të durojmë fjalët tona të shkojnë kot kështu. Prokuroria e ka të lehtë të verifikojë të gjitha ato që them unë. Në këtë rast duhet bërë një verifikim në Kosovë.''
Për më tepër ndiqni videon e emisionit të plotë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ju-flet-moska-genjeshtra-e-erion-veliajt-ne-vetedeklarimet-ligjin-e-dekriminalizimit
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp