#boom #rtvora #tvoranews
Emisioni investigativ "BOOM" në Rtv Ora solli mbrëmjen e sotme denoncimin e zotit Mark Deti, të cilin e ka zënë halli me makinën e shitur 5 vite më parë.
Në datën 3 shtator 2015 shtetasi Mark Deti e ka shitur makinën tip "Alfa Romeo". Kanë kaluar 5 vite dhe blerësi ende nuk e ka kaluar makinën në emrin e tij.
Ky fakt e ka penalizuar zotin Mark pasi ai nuk mund të marrë ndihmën ekonomike sepse i thonë që ka makinë në pronësi, për më tepër të gjitha gjobat që ka marrë blerësi i makinës i faturohen Markut sepse makina vijon të jetë në emrin e tij.
"Në 2015 i kam shitur makinën motrës së Bujarit, Jeshiles, në Durrës me noter. Nga ajo ditë deri sot nuk e marr në pronësi makinën. Ai ec me të, unë jam i gjobitur deri më sot. Në gykatë të gjitha i kam bërë dhe thotë është me vullnet të lirë.E fundit fare do të jetë gjykata administrative, çdo gabim që bën i kam në qafë unë. Kam shkuar me polici dhe me të gjithë, thotë e kaloj brenda ditësh dhe gënjen. Nuk e kalon, se pse nuk e di. Taksat ka 5 vjet që nuk i paguan, ai ec me emrin tim edhe sot në Durrës."
Emisioni "BOOM" kontaktoi me blerësin i cili pretendon se është penguar për regjistrimin nga situata e krijuar me korionavirusin, por në fakt ky nuk është një argument pasi zotëria ka 5 vjet që ka blerë makinën dhe lëviz me të në Durrës pa i paguar letrat dhe siguracionin.
"Marku më ka ardhur me prokurorin te shtëpia. Dokumentat i kam bërë gati, do bëj procedurat ta kthej në emrin tim. Nuk ia bëj për inat Markut, po kështu janë punët e Shqipërisë. Jam vonuar pak nga situata e koronës".
Gazetarja e "BOOM" u interesua edhe te Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Laç, të cilët thotë se janë në dijeni të problemit.
Në mars të 2020, Mark Deti ka dorëzuar deklaraten noteriale të shitblerjes te Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Laç.
Punonjësja shpjegon se kjo deklarate noteriale do të shkoje te komisariati i policisë Durrës për të vërtetuar që mjeti përdoret nga një tjetër shtetas.
Por ka qenë situata Covid-19 që ka penguar dorëzimin e letrave në Durrës, për shkak të shërbimit të reduktuar postar.
Shpresojmë që dosja e zotit Mark Deti të ketë mbërritur në Durrës dhe të merren masa të menjëhershme që makina të hiqet nga emri i shitesit dhe të kalohet në emrin e zotit Bujar Jeshili i cili ka 5 vite që e përdor mjetin.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/boom-qytetarit-i-faturohen-gjobat-makinen-e-shitur-5-vite-me-pare-bleresi-keshtu-jane-punet-e-shqiperise
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv